
Jadon Sancho prej javësh tashmë është i pezulluar. Lojtari e quajti publikisht Erik Ten Hag një “gënjeshtar” për shkak se timonieri kishte pakënaqësi për përformancën e futbollistit.
Ten Hag nuk e kurseu dhe e pezulloi, gjë e cila vazhdon të jetë ende në fuqi. Holandezi kërkon që më së paku lojtari t’i kërkojë falje, por diçka e tillë duket se është refuzuar nga futbollisti. Në lidhje me këtë ka folur trajneri, i cili ka theksuar se Sancho e ka vetë në dorë rikthimin.
Sipas mediave bëhet me dije se Ten Hag mund të llogarisë lojtarin nëse ky i kërkon falje dhe vazhdon të përkushtohet me skuadrën.
“Ai e di se çfarë duhet të bëjë, varet nga ai. Çfarë do të ndodhë atje, ai e di se çfarë duhet të bëjë, nëse dëshiron të kthehet, varet nga ai. Ka të bëjë me një kulturë dhe çdo lojtar duhet të përputhet me disa standarde dhe ishte për këtë”, ka theksuar timonieri i United.