
Zinedine Zidanë prej 3 vitesh është pa një skuadër që prej largimit nga Real Madrid. Trajneri francez tashmë është gati për t’u rikthyer sërish në stol, teksa interesimet për të janë të shumta.
Emri i tij po lakohet vazhdimisht në Premier League, ku skuadra e Manchester United e shikon si zëvendësuesin e Erik ten Hag. E ardhmja e holandezit duket larg “djajve”, me të cilëet me shumë gjasa pritet të ndajë rrugët në fund të sezonit.
Sipas “Footmercato.net”, te United besojnë se mund të arrijnë te Zidanë, i cili është një nga emrat më të pëlqyer të drejtuesve. Mbetet të shihet nëse trajneri frëncez do të pranojë të kalojë në Angli, apo do të preferojë ndonjë kampionat tjetër.
Kujtojmë se aktualisht United ndodhet në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, ndërsa është plot 8 pikë pas Aston Villas që mban vendin e 4-të, pozicion që të çon në Champions League sezonin e ardhshëm.