Jamir Hyka bëhet protagonist me skuadrën e tij Hapoel Netanya, duke shënuar golin e parë të ndeshjes. Sulmuesi i Kombëtares arriti të zhbllokonte takimin në minutën e 80-të me një goditje të fortë nga jashtë zone.
Kjo ishte ndeshje e parë për këtë sezon për Hykajn që e ka nisur mjaft mirë pasi skuadra e tij fitoi në Kupë ndaj Hapoel Haifa. Takimi u mbyll me rezultatin 2-0 pasi në minutën e fundit, Melamed shënoi dhe golin e radhës.
Poll
