
Albers Keko ishte një nga afrimet e Partizanit në këtë merkato vere. Sulmuesi shkëlqeu me Korabin dhe të kuqtë nxituan për ta pasur në gjirin e tyre. Të gjithë shpresojnë që të ndodhë si me Xhulio Skukën që shpërtheu dhe u shit për shifrën e 1.4 milionë eurove në Francë.
Për afrimin e Kekos te Partizani ka ndërhyrë muaj më parë, ish drejtori sportiv Elton Marini. Bashkë me administratorin e Korabit, Femi Mëziu, ata janë dakordësuar për kartonin e lojtarit që do t'i kalonte menjëherë kampionëve pas përfundimit të sezonit.
Fjala e dhënë u mbajt dhe në këtë mënyrë Keko u bë pjesë e të kuqve, edhe pse këtë herë nuk e gjeti aty Elton Marinin e shkarkuar. Në stërvitje ka treguar cilësi të jashtëzakonshme. Tashmë te Partizani presin që një gjë të tillë ta bëjë edhe në ndeshje zyrtare.