Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Pozicioni i drejtorit sportiv një vend vakant, te Juventusi del emri i... Igli TARES

Shkruar nga NEWSPORT
Pozicioni i drejtorit sportiv një vend vakant, te Juventusi del emri i...

Te Juventusi prej javësh situata nuk ëhstë aspak e qetë. Bordi drejtues i Andrea Agnellit dhanë dorëheqjen, për shkak të marrëveshjeve me pagat e lojtarëve për të cilët ishte rënë dakort në periudhën e Covid-19.

Drejtori sportiv Federico Cherubini nuk lëviz. Të paktën deri në fund të sezonit. Siç raporton “Tuttosport”, në fakt, drejtori i Juventusit doli i padëmtuar nga stuhia që goditi “Zonjën e Vjetër”, ndërsa ka si mision për të bërë maksimumin me skuadrën në këtë sezon.

Më pas do të ketë lamtumirë në qershor, me Juventusin duke i shfrytëzuar këta muaj për të vlerësuar të gjithë zëvendësuesit e mundshëm. Sipas medias në fjalë për rolin e drejtorit sportiv në skenë te bardhezinjtë ka dalë edhe emri i drejtorit shqiptarë të Lazios, Igli Tares, i cili ndodhet përkrah emrave Cristiano Giuntoli i Napolit dhe ish-Toro Gianluca Petrachi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga