
Fernando Santos do të vazhdojë të jetë trajneri i Portugalisë deri në vitin 2020. Këtë njoftim e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Portugalisë teksa shkruante:
“Federata e Futbollit të Portugalisë dhe Fernando Santos kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2020, e cila ishte nënshkruar në shtator të vitit 2014”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës Portugeze.
Santos ka një meritë të madhe që Portugalia fitoi europianin, pasi që kur e mori ai nën drejtimin përfaqësuesen "Luzitane", skuadra e tij ka zhvilluar ndeshje të mira. Ky është edhe një lajm i mirë për C. Ronaldon pasi suksesin e Portugalisë, ylli i Real Madridit ja dedikoi pikërisht trajnerit të skuadrës.