Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Portugalia mbetet pa “timonier”, Ronaldo merr me “vete” dhe trajnerin Santos

Shkruar nga NEWSPORT
Portugalia mbetet pa “timonier”, Ronaldo merr me “vete”
Portugalia pas eleminimit nga Kupa e Botës vijon të ketë probleme. Humbja ndaj Marokut ishte një “tërmet” i rëndë për themelet portugeze. Ronaldo i larguar mes lotësh në botërorin e tij të fundit, merr me vete dhe trajnerin Fernando Santos. Portugalia ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin Santos, pas një përvoje 8 vjeçare në krye të kombëtares. 68 vjeçari arriti të zhvillojë 109 ndeshje në krye të luzitanëve. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë trajneri i ri i kombëtares portugeze. Federata Portugeze dhe trajneri Fernando Santos kanë prishur marrëveshjen mes tyre. Federata e ka falenderuar për kontributin e dhënë trajnerin që u mbyll me shumë polemika ku shkak ishte dhe aktivizimi i munguar i Ronaldos. Deklarata e Federatës Portugeze të Futbollit: "Federata Portugeze e Futbollit dhe Fernando Santos ranë dakord t’i japin fund rrugëtimit shumë të suksesshëm që filloi në shtator 2014. Pas një prej pjesëmarrjeve më të mira ndonjëherë të Kombëtares në fazat finale të Kampionatit Botëror, në Katar, FPF dhe Fernando Santos kuptojnë se ky është momenti i duhur për të nisur një cikël të ri. Me Fernando Santos në krye të Kombëtares, vendi ynë fitoi për herë të parë dy kompeticionet ndërkombëtare: Euro 2016 të paharruar në Francë, dhe Ligën e Kombeve në 2019. Përveç titujve të fituar, Fernando Santos u bë trajneri me më shumë ndeshje dhe më shumë fitore”.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga