
Hugo Lloris është gati t’i japë fund aventurës së tij 11-vjeçare tek Tottenham për tu transferuar si lojtar i lirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lloris do të transferohet te Los Angeles FC në MLS. Marrëveshja është arritur mes dy palëve. 37-vjeçari do të firmosë me Los Angeles një kontratë njëvjeçare me opsionin për të shtuar dhe një tjetër.
Negociatat janë në në fazat përfundimtare dhe pritet dita e hënë kur të hapet merkato e dimrit në Angli për të firmosur dokumentat e fundit.
Poll