Përfundojnë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në kualifikueset e Euro 2024. Sigurisht vëmendja e shqiptarëve ishte te Kombëtarja shqiptare e cila arriti të kualifikohej në Gjermani falë barazimit me Moldavinë në transfertë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Polonia barazoi me Çekinë dhe mbetet zyrtarisht jashtë Euro 2024 ndërsa për çekët do të jetë një finale e vërtetë me Moldavinë në ndeshjen e fundit ku një barazim do të mjaftojë.
Italia dhe Anglia bëjnë detyrën duke mposhtur Maqedoninë dhe Maltën. Ishullorët e kanë prerë biletën që në ndeshjen e fundit ndërsa për ‘azzurrët’ do të jetë një tjetër finale me Ukrainën m të cilën ndajnë 13 pikë të dyja, por italianët në vendin e dytë.
Poll