Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Polonia pranë dështimit, por Legia krenohet me Muçin: Ernesti po i afrohet Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Polonia pranë dështimit, por Legia krenohet me Muçin: Ernesti

Kualifikimi i Shqipërisë në grupet e Euro 2024 është thjeshtë çështje kohe. Kombëtares kuqezi i duhen vetëm 2 pikë në 2 ndeshjet e rradhës, ose vetëm 1 nëse Polonia mposht Çekinë dhe Moldavinë, për të mbyllur matematikisht të gjitha llogaritë.

Për Poloninë situata është e vështirë, sidomos pas humbjes në ‘Air Albania’, mirëpo Legia e Varshavës lë gjithçka pas kur bëhet fjalë për lojtarin e tyre Ernest Muçi. Me një postim në faqen zyrtare të klubit, ata krenohen me djaloshin shqiptar teksa postojnë një foto të tij me fanellën kuqezi nën diçiturën: Ernesti po i afrohet Euro 2024.

Muçi është kthyer në idhull dhe një aset për Legian duke shkëlqyer këtë sezon me fanellën e tyre. Merkato e janarit pritet të jetë e zjarrtë teksa raportohet se Monaco është e gatshme të shpenzojë plot 15 milionë euro për të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga