
Real Madrid barazoi dje 1-1 me Chelsea në Spanjë në Champions League. Në fushë për Galaktikët ishte edhe Marcelo, me mbrojtësin brazilian që ishte protagonist në momentin e golit. Sipas Mundo Deportivo, mbrojtësi do mungojë në sfidën e radhës dhe arsyeja nuk ka të bëjë fare me sportin.
Braziliani do angazhohet në zgjedhjet lokale në Madrid, çka me gjasë do bëjnë që mos jetë në mbrëmjen e 5 majit në 21:00. Duket se edhe në Spanjë kanë filluar të "kopjojnë" Shqipërinë, me sportistët që janë angazhuar në fushatë.
Poll