
Nuk ka fund derbi i Madrid. Ditën e djeshme Ateltiko Madrid dhe Real Madrid u ndalën në një barazim 1-1 duke mos prodhuar asnjë fitues. Në këtë ndeshje nuk munguan as polemikat për një penallti të pretenduar nga Reali.
Në minutën e 41-të, Felipe prek topin me dorë, por gjyqtari i ndeshjes edhe pse e shikon në VAR e konsideron të rregullt pasi prekja është pavullnetshme. Pas takimit, drejtuesit e Realit kritikuan arbitrin për këtë vendim pasi sipas tyre duhej akorduar penallti. Nuk ka munguar as kundërpërgjigja nga Atletiko që ka thumbuar Realin me një postim në rrjetet sociale.
"Ata madje kritikojnë vendimet e sakta ...Disa janë mësuar të kenë gjithmonë erë në favor të tyre", lexohet në postimin e Atletikos.
Critican hasta los aciertos...
— Atlético de Madrid (@Atleti) March 8, 2021
Algunos están acostumbrados a tener siempre el viento a favor.