[caption id="attachment_27539" align="alignleft" width="300"] Moment nga ndeshja Pogradeci - Erzeni[/caption]
Liqenorët në miqësoren e zhvilluar sot në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” përballë Erzenit nuk kanë mundur të tregojnë asgjë nga vlerat e tyre. Skuadra e drejtuar nga Dorian Bubeqi ka ditur sesi të udhëheqë në lojë dhe në rezultat.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-3, ndërsa golat janë shënuar nga Pasha dhe Troplini. Pasha realizoi dopietë, një gol në të parën dhe një në të dytën e kësaj sfide, duke treguar që Erzeni është një nga ekipet që do të rivalizojë për rikthimin në Superiore këtë sezon në grupin e Veriut.
Galeria fotografike ()
Poll