
Albion Rrahmani po kalon një nga momentet më të mira në karrierën e tij, ku po bën paraqitje fantastike me Rapidin e Bukureshtit. Falë paraqitjeve të tij ka shumë interesime nga skuadra të tjera.
Sipas medias rumune “Fanatik” bëhet me dije se gjigandët anglezë janë vënë pas lojtarit dardanë. Është Aston Villa që po tregon interes për shërbimet e tij, ku trajneri Unai Emery pëlqen shumë karakteristikat e sulmuesit.
23-vjeçari në 15 ndeshje në këtë sezon ka mundur të shënojë 13 goa, duke qenë protagonist absolut me Rapidin. Kujtojmë se Rrahmani u ble për shifrëne 600 mijë eurove nga skuadra e Ballkanit, teksa tashmë për të mund të ketë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike.