Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Po shkëlqen këtë sezon në kampionat, dy skuadra turke pas sulmuesit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen këtë sezon në kampionat, dy skuadra turke pas

Arb Manaj është një nga lojtarët më premtues në Superligësn e Kosovës. Sulmuesi 21-vjeçar këtë sezon është pjesë e Trepça’89 dhe në 20 ndeshjet e luajtur ka shënuar 11 gola. Ditën e sotme në mediat turke është folur se dy skuadrat e Superligës kërkojnë shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Goztepe dhe Denizlispor dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë lojtari që nuk ka preferuar të bëj publike emrat e skuadrave. Në një prononcim për “Gazeta Metro”, Manaj ka pranuar se është kontaktuar nga dy klube turke.

“Jam i kontaktuar nga dy skuadra turke, por emrat nuk preferoj t’i zbulojë tani. Ende nuk kam vendosur asgjë dhe me Trepçën ’89 kam kontratë deri në verën e vitit 2021. Do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat dhe pastaj të vendosi” – ka thënë Manaj.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga