Lushnja dhe Kastrioti nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tytre. Lushnjarët marrin 1 pikë në trasfertë, ndërsa ndodhen në vendin e 7-të në klasifikim.
Gugash Magani theksoi pas ndeshjes se po punon shumë që skuadra të kthehet te mentaliteti fitues. Ndër të tjera e quan barazimin si rezultat të drejtë.
Barazimi? Fusha e Kastriotit është e vështirë, se këtu skanë marrë pikë skuadra më të mira se ne. Por ne kishim mundësinë të marrim 3 pikët, pasi shënuam të parët dhe barazimi është i mirë pasi kishim përballë një kudnërshtarë dinjitoz.
Në “Play –Off”? Janë 6 skuadra në këtë zonë dhe që do të ndeshen me njëra – tjetrën. Ne vendin e 4-të nuk e kapim dot, por do të punojmë shumë për vendin e 6-të. Skuadra ka qenë e shpërbërrë dhe jemi munduar të menaxhojmë siç duhet. Ecuria nuk është e kënaqshme, pasi kam objektiva si trajner. Unë kërkoj të rrisim mentalitetin fitues.
Ndeshje shumë e vështirë dhe Kruja nuk ndodhet në pozita të mira. Më vjen mirë që sfida ishte LIVE pasi ka më pak gabime.
Jemi ndeshur me ekipet që janë sipër nesh. Prveç Vorës që morëm barazim, të tjerët na kanë mundur. Po punoj shumë që të rikthejmë mentalitetin fitues të kësaj skuadra, e cila ka shumë histori”.