Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Po me Mozen ç' pate o Edvin

Shkruar nga NEWSPORT
Po me Mozen ç' pate o Edvin

Nga Adriatik Dosti

Duket se pasi mbarove punë njëherë e mirë me gjithë atë bataljon të korruptuarish në qeverinë tënde, në atë të Berishës e të Metës por edhe të atyre partiçkave të vogla që ti i quan tepsi, sahane e kusira a kazane, pak rëndësi ka si dhe me gjithë ata palaço të sistemit vrasës shqiptar te drejtesise, por edhe me një shpurë të tërë politikanësh e deputetësh por edhe shtetarësh mafiozë pa mbarim. Ju ktheve pasionit tënd të hershëm të rinisë e moshës djaloshare Sportit.

Por më vjen keq o Edvin se i je kthyer për së prapthi, pasi në vend që ti vlerësosh e ti nderosh ashtu siç duhet vlerat e vërteta kombëtare të sportit tonë, këtë radhë përmes Dacibaove të konvertuara në ''Lista të Zeza'’ ke vendosur t’i denigrosh, fyesh, ofendosh, ti akuzosh e tu hedhesh balte ashtu siç di e siç bën në të tilla raste vetëm ti.

Pa të ngrënë shumë kohë se helbete je shumë i zënë me Projektet e Triestes e ato të ribashkimit me Ish Jugosllavinë që ta la amanet Komandanti dhe Marshalli, po të pyes drejtëpërsëdrejti e publikisht.

Po me Moza Ibrahimin ç'pate?

E mira, e sjellshmja, e edukuara , sportistja nobel dhe mikja e sinqertë dhe e mrekullueshme e të gjithëve Moza ç' të bëri o Edvin?

Ju njoh të dyve qysh në femijërinë tuaj të hershme e derisa u bëtë sportistë të atij klubi të zëshëm të asaj kohe, Dinamos. Të dy në lojërat me dorë, të dy me goxha vite kushtuar sportit. Por ndryshimi mes teje e Mozës është goxha i madh o Kryeminstri i sotëm i listave të zeza, sidomos në cilësitë themeltare të të qenit sportist klasi dhe njeri e qytetar model. Ajo ishte volejbolliste e niveleve botërore, disa herë kampione e vendit, fituese kupash e medaljesh, sportiste elitare e Shqipërisë dhe disa here kampione e Ballkanit dhe pasuesja më e mirë në dy tre ballkaniada por edhe tre herë në elitën e volejbollit europian me Dinamon e saj të famshme të Tartarit dhe të atyre vajzave që zor se i vijnë më Shqipërisë përsëri.

Ndërsa ti ishe e mbete një basketbollist mediokër që Fetiu [ i shkretë e rahmet pastë ] detyrohej shpesh të fuste në formacion se ja sillnin pusullat në stol madje edhe në formë shantazhi e kërcënimi se mund edhe të largohej nga posti i tij i trajnerit. Dhe ti e di mirë se kush i bënte këto dhe se kush i firmoste ato pusulla. Nuk e di se çfare mund të kesh fituar ti me Dinamon tënde të asaj kohe ku unë të paktën personalisht si njeri i hershem i sportit nga ai ekip kujtoj me respekt Shanon, Trebickën, Bellovën, Cukën etj, por jo ty, qË ashtu siç hyre në sport po ashtu edhe dole.

Nuk po hyj në nivelin ndërkombëtar se ti me Mozen jeni në atë shkallë krahasimi si të vesh në kandar Maradonen me fjala vjen Qatip Ramadanin e skuadrës së Llapit në Kosovë. Në ballancën njerëzore. Ehhh sa kohe, ose më mirë le të them, ndoshta të duhet edhe një jetë tjetër të afrohesh sadopak në cilësitë e vlerat njerëzore të Mozës si në ato të karakterit, dinjitetit, personalitetit, respektit, sinqeritetit etj etj. Moza e sotme, petagoge e nderuar, e vlerësuar dhe shumë e respektuar nga të gjithë, kolegë e studentë në Akademine e Rendit. Edvini i sotëm, qytetari dhe politikani shqiptar më i përfolur, më i kontestuar dhe me kontravers i atij vendi..

E shikon pra sa larg jeni, si të krahasosh kodrinën e Surrelit tënd, ku ke edhe kështjellën fortesë – shtëpi, me madhështine e Malit të Dajtit, në të cilin bën pjesë edhe Moza e plejadës së të famshmes Ela Tase me shoqe.

E huuuu ku ti e ku Moza o Edvin, ndaj sa pa u bërë gazi i botës nxito e verifikoji edhe njehere ato listat e tua që u ngjajnë atyre listave që bente krimineli Mehmet Shehu, tek vriste e pushkatonte radhazi grupet armiqësore të Ambasadës sovjetike, të vrasjes së Bardhok Bibës, të shkollës Harry Fultz. Dhe se fundi, minimumi që mund të bësh për të rivendosur në vend dinjitetin e personalitetin e rallë të kësaj sportisteje e qytetareje shëmbëllore të atdheut tim, të cilin prej marrezive të tua që s' kanë të sosur e ke nëpërkëmbur banalisht eshte që të kesh kurajon qytetare e civile si njeri, si ish sportist por edhe si politikan e kryeministër i atij vendi, ti kërkosh falje publike.

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga