Arbër Hoxha po zhvillon një sezon fantastik në Kroaci, ku me fanelën e Slaven Belupon ka marrë vëmendjen. Lojtari “Dardan” ka mahnitur të gjithë në kampionatin kroat, teksa Dinamo e Zagrebit nuk është e vetmja skuadër që kërkon shërbimet e tij.
Sipas mediave kroate bëhet me dije se për 25 –vjeçarin ka interesime edhe nga Serie A. Janë dy skuadra që i janë vënë pas futbollistit shqiptarë dhe në merkaton e ardhshme do të tentojnë transferimin e tij.
Bëhet fjalë për Torinon dhe Monzën që shikojnë lojtarin si të duhurin për formacionet e tyre. Hoxha aktualisht luan si lojtari i krahu në të majtë, teksa ka marrë vëmendjen edhe me golat dhe asistet. Kujtojmë se në 19 ndeshje të zhvilluara deri tani me Slaven Belupon i aka dalë të shënojë 5 gola dhe të dhurojë 3 asiste. 25-vjeçari ka kontratë me skuadrën kroate deri në janar të vitit 2027.