Sllovenia nuk është vend pritës vetëm për Partizanin.
Në shtetin ballkanik po zhvillohet edhe një turne miqësor në volejboll për femra, ku pjesë e saj është edhe kombëtarja shqiptare, disa shtete Europiane dhe disa universitete amerikane. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Luca Secchi, ka zhvilluar dy ndeshjet e para miqësore, që i shërbejnë njohjes së trajnerit dhe stafit me grupin e vajzave të grumbulluara.
Ditën e parë, Shqipëria fitoi 3-1 (25-13, 20-25, 25-21, 25-20) me Norvegjinë, ndërsa në ndeshjen e dytë, vajzat kuqezi u mundën 3-1 (19-25, 18-25, 25-23, 22-25) nga Universiteti Oregon (Amerikë). Shqipëria do të vijojë aventurën e saj në këtë turne miqësor, që vlen shumë për konsolidimin e grupit dhe krijimin e një ekipi kombëtar pretendent në të ardhmen.

