Manchester City është thjeshtë “magjik” këtë sezon, pasi “Qytetarët” e udhëhequr nga Pep Guardiola janë në gjymsfinalen e Champions League, me një “dore” te titullit në Premier League, ndërsa ndodhen edhe në finalen e FA Cup.
Trajneri spanjoll ka theksuar se skuadra e tij është në rrugën e duhur për të bërë realitet “ëndërrën” për të fituar tripletën këtë sezon.
“Është një ëndërr e bërë realitet të jesh këtu. Në fund ne nuk mund t’i fitojmë trofetë dhe njerëzit do të thonë se ata nuk janë një skuadër e mirë ose janë një dështim apo katastrofë, por është një ëndërr e bërë realitet. Ne jemi e vetmja skuadër në Europë që luftojmë për të gjitha kompeticionet. Po në finalen e Kupës FA kundër United nuk ka përfunduar. Premier Liga nuk përfundon kurrë.
Ne e dimë nga e shkuara me Liverpulin. Këtë sezon është e njëjta histori. Jam shumë i sigurt se Arsenali do t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura. Por të luajmë në gjysmëfinalen e Champions-it në shtëpi, përpara njerëzve tanë dhe duke u përpjekur për të arritur në finale, është një arritje e jashtëzakonshme”, përfundoi Guardiola.