Gianluca di Marzio, gazetari i Sky Sports dhe ekspert merkatoje i ka kushtuar një shkrim situatës së futbollit shqiptar, duke e vënë theksin në faktin se Shqipëria ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt zhvillimit në këtë drejtim dhe kjo është e gjitha si meritë e presidentit të Federatës Shëiptare të Futbollit, Armando Duka.
Shkrimi i plotë:
Plazhe të bukura, panorama që të lënë pa frymë, qytete që transmetojnë histori dhe art. Shqipëria, toka e shqiponjave. Në vitet e fundit ka pësuar rritje, duke e parë në të gjitha këndvështrimet, përfshirë këtu edhe në futboll. Kualifikimi në Euro 2016 ishte klumi i rezultateve pozitive.
Mentalitet i fortë, kokëfortësi, të rinjtë janë sakrifikojnë në jetën e përditshme, investime të nivelit më të lartë dhe rinovime infrastrukturore. Linja fituese e ndjekur nga presidenti i Federatës SHëiptare të Futbollit, Armand Duka, djali i një ish-futbollisti nga i cili trashëgoi pasionin e tij për futboll. Një fillim i ri për futbollin shqiptar dhe për ecurinë e kombit.
Nga ndërtimi i qendrave të reja për të rinjtë e perspektivës deri në inaugurimin e stadiumit të ri të Ekipit Kombëtar që do të inagurohet së shpejti. Gjithashtu janë bërë investime të tjera të rëndësishme për të rinjtë, që në vitet e ardhshme të kenë një të ardhme të mirë në panorëmën europiane. Ky është programi i zhvillimit të presidentit Armando Duka, i cili është zgjedhur gjithashtu edhe si anëtar i Komiteti Ekzekutiv në UEFA.
Gjithashtu edhe lidhjet me futbollin italian janë një shembull për t'u ndjekur. Emërimi i trajnerit të kombëtares shqiptare, Edi Reja, por edhe një terren shumë i mirë për investitorët, sikurse është bashkëpunimi me menaxherin Daniele Mura, i cili "operon" prej 5 vitesh.
Nëse rezultatet në futbollin shqiptar janë kaq të prekshme, kjo ka vetëm një autor, Armando Duka. Provat do të jenë edhe më konkrete në të ardhmen, me një vizion europian.


