
Fiorentina barazoi ditën e sotme ndaj Spezias në transfertë me rezultatin 2-2. Edhe pse shënuan dy gola në pak minuta, Fiorentina nuk arriti të dilte me 3 pikë nga ky takim. Gjatë ndeshjes kishte edhe momente tensioni mes mbrojtësit të Fiores, Biraghi dhe zv.trajnerit Giuseppe Carrillo.
Carillo po i jepte disa udhëzime lojtarit, por një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga Biraghi që i është kthyer mjaft ashpër zv.trajnerit të tij me fjalët: Çfarë dreqin do?". U desh ndërhyrja e trajnerit Iachin për të qetësuar situatën me mbrojtësin që u kthye menjëherë në rolin e tij.
Poll