
Kukësi dje nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në përballjen me Luftëtarin. Gjirokastritët u treguan të shkathët duke mundur kampionët me rezultatin 2-1 dhe marrë tre pikë të plota nga kjo përballje e cila ishte mjaft e luftuar në fushën e blertë.
Humbja ka lënë shije të hidhur te kryesia e klubit dhe mbi të gjitha te presidenti Safet Gjici, i cili si duket nuk ka mundur të përjcellë këtë humbje dhe të shikojë Skënderbeun tek arrin qetësisht drejt vijës së finishit.
Mësohet se në kampin verilindor do të zhvillohet një mbledhje ku do analizohen shkaqet që çuan në këtë humbje. Pritet që Gjici të marrë dhe masa ndaj skuadrës apo dhe stafit, të cilët e kanë zhgënjyer ditën e djeshme.
Poll