
Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga përfundimi i La Ligas klubet tashmë po mendojnë për sezonin e ardhsmëm. Barcelona mund të shpallet kampione që të dielën në derbi ndaj Espanyol dhe kjo bën që katalanasit t’i hedhin sytë nga e ardhmja.
Trajneri Xavi Hernandez është duke hartuar një listë të kandidatëve të mundshëm për të veshur fanelën e blaugranasve. Dhe ndër emrat në krye të kësaj liste është ai i Ruben Neves të Wolverhampton, objektivi kryesor për të forcuar mesfushën.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Barça po mendon të përfshijë në negociata Ansu Fatin, i cili kështu mund të përfundojë në Angli te Wolerhampton. Për momentin negociatat kanë ngecur pasi talenti spanjoll nuk duket i hapur për këtë pistë.