
Pas episodeve që ndodhën dy javë më parë në "Elbasan Arena", në takimin Partizani-Skënderbeu 0-0, ku u dhunuan tifozët e kuq, policia ka caktuar një mbledhje për të përcaktuar masat e sigurisë që do të merren në vazhdim nëpër stadiumet e Shqipërisë.
Pritet që në këtë takim të vendoset përfundimisht edhe rregulli se forcat speciale siç janë ato të FNSH-së të mos lejohen të hyjnë në sektorët ku vendosen tifozët. Hyrja e FNSH-së në këto pjesë të stadiumit do të lejohet vetëm në raste emergjente.
Pritet që plani i masave të hyjë në fuqi që nga ndeshjet e javës së 11-të të Superligës./ Newsport.al
Poll