Pas shumë dyshimeve dhe largimit të Arsenalit, Inter ka hequr dorë nga pjesëmarrja në “Florida Cup” në shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zikaltërit kanë zgjedhur shëndetin, duke njoftuar se nuk do udhëtojë drejt tokës amerikane.
Në postimin e saj, Inter shkruan se skuadra do mbetet në “Appiano Gentile”, natyrisht duke prishur disi kalendarin e ndeshjeve para-sezonale.
Inter do të zbriste në fushë më 25 korrik përballë Arsenalit, teksa kundërshtarë do kishte edhe Evertonin e Millionarios.