
Miralem Pjanic mund të jetë largimi i bujshëm i Juventus në merkaton e ardhshme. Boshnjaku nuk është më i pazëvendësueshëm pas ardhjes së trajnerit Maurizio Sarri, teksa sipas Gazzetta dello Sport për rolin e fantazistit do afrohet Jorginho.
Mesfushori aktual i Chelsea është një njohje e vjetër e trajnerit italian, teksa e mori me vete nga Napoli në aventurën e tij me klubin londinez. Duket se rrugët e dyshes mund të bashkohen sërish, me të sakrifikuarin që pritet të jetë Miralem Pjanic, që duket se duhet t'i mbajë gati valixhet për në destinacionin e ri.
Poll