
Milani luan sonte në transfertë përballë Cremonese në orën 21:00 për javën e 14-të të Serie A. Kuqezinjtë pas fitores me vuajtje ndaj Spezias do të kërkojnë të marrin tre piëkt e rradhës sërish për të vazhduar ndjekjen e Napolit kryesues.
Pioli ka shume mungesa për këtë sfidë me Theo Hernandez dhe Olivier Giroud që janë të pezulluar. Theo ka plotësuar numrin e kartonëve ndërsa bomberi u ndëshkua me te verdhin e dytë në festimin e golit ndaj Spezias. Rafael Leao është lënë në stol në ndeshjen e sotme me Rebic dhe Origi që do të jene në sulm.
Formacionet Zyrtare:
CREMONESE (3-5-2): Carnesecchi; Valeri, Aiwu, Vasques; Ciofani, Bianchetti, Miete, Ghiglione, Castagnetti; Afena-Gyan, Escalante. Afena-Gyan. Trajner: Alvini.
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Thiaw, Kjaer, Tomori, Ballo-Tourè; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim, Rebic; Origin. Trajner: Stefano Pioli.