Milani do të sfidojë Tottenham në Londër mbrëmjen e sotme në ndeshjen e kthimit në Champions League. Sfida e parë në San Siro përfundoi me fitoren minimale të Djallit. Në Londër, kuqezinjtë do të kërkojnë të shmangin humbjen teksa ekipi është i plotë dhe në formë të mirë.
Trajneri Pioli prej javësh ka “kopjuar” skemën e Antonio Contes teksa ka kaluar me tre në mbrojtje dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë mbrëmjen e sotme. Kualifikimi do të sillte plot 20 milionë euro nga bonusi i UEFA-s.
Formacionet e mundshme:
Tottenham (3-4-2-1): Forster; Romero, Lenglet, Davies; Emerson, Skipp, Hojbjerg, Perisic; Son, Kulusevski; Kane. Trajner: Antonio Conte
Milan (3-4-2-1): Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Tonali, Krunic, Theo; Diaz, Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli