
I cilësuar si një nga më të mirët e historisë në rolin e vet, ish-arbitri italian që tashmë mban postin e Presidentit të Komisionit të Arbitrave në UEFA, do të zbresë në fushë për të drejtuar një ndeshje futbolli.
UEFA dhe Kombet e Bashkuara do të organizojnë një miqësore, ku do të marrin pjesë shumë legjenda të futbollit botëror si Ronaldinho apo Luis Figo, ndërsa trajnerët për skuadrat respektive do të jenë Carlo Ancheloti dhe Didier Deshamps.
Data zyrtare për zhvillimin e ndeshjes është caktuar më 21 Prill në Zvicër, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për ndihma humanitare për shoqatën "UEFA Foundation for Children".
Poll