
Në merkaton e janarit lëvizja më e bujshme që u bë ishte kalimi i Philippe Coutinho nga Liverpool te ekipi i Barcelonës. Braziliani shkoi në Spanjë për shifrën e 160 milionë eurove dhe tashmë duket se po përshtatet dalëngadalë me blaugranat. Vetë mesfushori shprehet i lumtur për këtë aventurë megjithëse ka një "peng" të vogël.
Braziliani tha: "Kam ardhur në klubin më të madh në Botë dhe ekipin për të cilin bëj tifozllëk. Po ambientohem me shokët e rinj që dikur i shihja në TV. Më vjen keq vetëm se s'do mund të luaj në Champions League, por nëse Barcca e fiton do ndjehem njësoj sikur ta kem fituar edhe unë atë trofe".
Poll