
Tom Lockyer pësoi atak kardiak në fushën e lojës në sfidën që Luton po luante ndaj Bournemouth. Për fat të mirë ndërhyrja e shpejtë e mjekëve bëri që kapiteni i Luton të shpëtonte.
Një skenë që e kemi parë në futboll, teksa të gjithë kujtojmë Christian Eriksen. Ky i fundit përjetoi diçka të tillë në Euro 2024 ku luante me Danimarkën në ndeshjen ndaj Finlandës. E kush më mirë se Eriksen e di se çfarë do të thotë t’i “lindësh” për “herë të dytë”.
Pikërisht danezi ka një këshillë për Lockyer, teksa i thotë të ndjekë këshillat e mjekëve dhe të marrë vendimin e duhur për jetën e tij.
“Së pari uroj të jetë mirë, e pashë dhe lexova për atë që i ndodhi Lockyer. Shpresoj të jetë mirë, të marrë kohën e duhur për t’u rikuperuar dhe të shijojë kohën me familjen që e ka aty në çdo rast për ta mbështetur. E këshilloj vetëm që të marrë vendimin më të mirë për veten e tij, të respektojë atë që do t’i këshillojnë doktorët.
E di që ka raste kur asgjë nuk mund të ndalojë të luash dhe të ndjekësh ëndrrën, por varet shumë nga ndjesitë dhe doktorët. Duhet të marrë një vendim së bashku me familjen, por e rëndësishme në këtë moment është të fitojë kohë dhe të mendojë vetëm për rikuperimin”, u shpreh Eriksen.