
Ish - ministri e ish - deputeti socialist, Marko Bello, aktualisht i përfshirë në politikën e Partisë Agrare Ambientaliste, e ka konsideruar si një paradoks kandidimin e ish-kryeministrit Bashkim Fino në postin e kreut të FSHF. Paradoks sipas tij, është edhe ngjitja "absurde" e kreut të Akademisë së Shkencave te peshkëngritja, raporton newsport.al.
"Nje ish - kryeministër kërkon të bëhet kryetar i Federatës së Futbollit, ndërsa nje ish-kryetar i Akademisë së Shkencave nxiton të marrë kreun e Federates së Peshëngritjes" shkruan ironikisht Bello, duke analizuar disa nga fenomenet e fillimit të janarit.
Sipas Bellos, vendi ynë vërtitet brenda një rrethi vicioz tranzicioni "nga i cili nuk po del dot, ndonëse ka kaluar më shumë se një cerek shekulli. "Paradokset, shërbejnë mesa duket si kripa dhe piperi për të lezetuar disi jetën e përditshme monotone", komenton Bello në rrjetin social Facebook.