
West Ham, Watford dhe Everton janë tre skuadrat që janë futur në garë për të pasur shërbimet e Denis Suarezit të Barcelonës. Sipas "Sport", pas Chelsea-it dhe Arsenal-it, edhe tre klubet e mësipërme kërkojnë të përfitojnë për të pasur kartonin e lojtarit në fjalë.
Minutat e pakta me Barcelonën kanë bërë që vetë Suarez të kërkojë një destinacion të ri. Klubi spanjoll ka bërë me dije që mund ta lërë të lirë 24-vjeçarin vetëm nëse paguhet një shumë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij.
Poll