Një natë më parë, në emisionin “Rubrika Sportive” në Televizionin Publik Shqiptar, presidenti i Partizanit Gaz Demi bëri një deklaratë të fortë. “Nuk do të paguaj gjobën për të hapur stadiumin në ndeshjen me Skënderbeun. Le ta bëj FSHF po të doj. Opinioni im është që ta lë pa tifozë këtë takim. Unë vetë do të jem në Hong Kong. Federata po të doj ta paguaj vetë gjobën. Këtë vendim e kam marrë si karshillik kndaj komisioneve që na kanë dëmtuar”, deklaroi presidenti i Partizanit.
Konflikti mes klubit të kuq dhe FSHF-së ka marrë përmasa të tjera me Partizanin që nuk heq dorë nga reagimet e forta. Klubi disa herë ka akuzuar drejtuesit dhe insititucionin që drejton futbollin. Tifozët e kuq bën një protestë të organizuar një javë më parë ndërkohë që edhe presidenti Demi publikisht reagoi dje duke kundërshtuar FSHF-në për vendimet që ka marrë kundër klubit të tij. Lufta mes dy kampeve ka marrë përmasa të mëdha.