Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ "Ndonjëherë gjërat nuk përputhen në jetë", Jasir ASANI "shtron" rikthimin te PARTIZANI

Shkruar nga NEWSPORT

Jasir Asani do të largohet nga AIK I Stokholmit. Lojtari që u huazua nga Partizani drejt Suedisë pritet të rikthehet te "Demat", ndërsa AIK nuk ka pranuar të paguaj 400 mijë euro për blerjen e kartonit të lojtarit.

Rikthimin te Partizani duket se po e shtron edhe Jasir Asani, me lojtarin që ka falenderuar AIK për mundësinë e dhënë, ndërsa ka pranuar se do dëshironte të ishte pjesë e tyre megjithëse gjërat nuk shkojnë mirë ndodnjëherë, siç pranon shkupjani.

"Faleminderit për gjithçka. Doja të jepja mbështetjen time për klubin, megjithëse ndonjëherë në jetë gjërat nuk shkojë siç duhet. Ju uroj më të mirën dhe shpresoj të shihemi në të ardhmen", shkruan Asani.

Rikthimi te klubi mëmë I Partizanit tashmë është fakt, megjithëse nuk dihet ende nëse të kuqtë do pranojnë oferta për lojtarin apo do tentojnë ta ingranojnë në skemat e Ilir Dajës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga