Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Përplasja e fortë me Rumelu LUKAKUN, reagon Zllatan IBRAHIMOVIÇ: S'jam racist, jemi e njëjta racë

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasja e fortë me Rumelu LUKAKUN, reagon Zllatan

Përplasja e Zllatan Ibrahimoviç mbrëmë me Rumelu Lukakun u vu në qendër të vëmendjes nga sportdashësit anë e mbanë botës. Suedezi u kap ashpër me sulmuesin e Interit, madje duke i përmendur të ëmën apo dhe prejardhjen e tij.

Sot, për herë të parë ka reaguar shtatlarti i sulmit të Milanit i cili shprehet se nuk është treguar racist me Lukakun. Në një postim në Twitter, Ibra shkruan:

"Në botën e Ibras nuk ka vend për racizëm. Jemi të gjithë të së njëjtës racë, të gjithë njësoj. Jemi të gjithë lojtarë dhe dikush është më i mirë se të tjerët".

Kujtojmë që shtatlarti i sulmit të Milanit u ndëshkua me karton të kuq, pasi mori të dytin e verdhë në derbin ndaj Interit, përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të zikaltërve.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga