
Manchester City dhe Arsenali do të përplasin “brirët” mes tyre në “Etihad Stadium”, me sfidën që do të luhet ditën e dielë në orën 17:00. Një duel mjaft i luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve që garojnë mes tyre për titullin kampion në Premier League.
“Qytetarët” vijnë në këtë përballje si forca e tretë ë kampionatit, teksa kanë 1 pikë më pak se Arsenali që kryeson me pikë të barabarta me Liverpool. Në këtë ndeshje ekipe vijnë me morale të ndryshme.
Pas pauzës së kombëtareve, skuadra e Pep Guardiolës është e “sakatuar”. Disa lojtarë janë dëmtuar me përfaqëesueset dhe kjo bën me dhimbje koke teknikun spanjoll.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se të dëmtuar janë Ederson, John Stones, Kyle Walker dhe në pikëpyetje janë edhe Kevin de Bruyne, Jack Grealish dhe Nunes. Mbetet të shihet se cili do të jetë plani B i Guardiolës ndaj “Topçinjve”.