
Vitali Janelt dhe Idrisa Ture janë përjashtuar nga kombëtarja e Gjermanisë U-19. Arsyeja? Kishin harruar ndezur nargjilen në dhomën e hotelit në Tiranë, gjatë grumbullimit të Eliminatoreve të Europianit për 19-vjeçarë.
Mediat gjermane kanë pyetur të çuditura në raportimet e tyre për këtë episod se si kanë mundur që dy lojtarët gjermanë të kenë gjetur nargjilen dhe ta kenë futur në hotel.
Gjermania U-19 luajti edhe kundër Shqipërisë U-19, duke fituar 3-2, ndërsa golat për kuqezinjtë i shënoi Agim Zeka, sulmuesi i Skënderbeut, sfidë kjo që u luajt një javë më parë në "Selman Stërmasi".
Poll