Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përgatitje luksi, ja super resorti ku do të akomodohet Kukësi në Antalia

Shkruar nga NEWSPORT
Përgatitje luksi, ja super resorti ku do të akomodohet Kukësi

Është përcaktuar së fundmi, se ku do të zhvillojë fazën përgatitore skuadra e Kukësit. Nga drejtuesit e klubit është përcaktuar që përgatitjet të zhvillohen në Antalia të Turqisë, në një super resort ku do të akomodohet lojtarët e ekipit verilindor.

Ekipi do të vendoset në resortin “Palace Kremlin”, ku dhe futbollistët do të zhvillojë stërvitjen që do të nisë nga data 3 janar në Tiranë dhe më pas do të udhëtojnë me datë 5 në Turqi. Kthimi është përcaktuar të bëhet në datën 18-të janar. Siç duket dhe nga fotot, super resorti ofron kushte luksoze për lojtarët gjatë qëndrimit në Antalia.

Pozicionimi në vendin e parë në tabelën e klasifikimit ka qenë vendimtar për fazën përgatitore, pasi siç shihet, "shpërblimi" për lojtarët do të jetë më se i mirë, duke zhvilluar stërvitjen përgatitore në kushte luksi.

[gallery columns="1" size="full" ids="69582,69583,69584"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga