Kristjan Asllani e nisi si titullar 2 sfidat e fundit në kampionat ndaj Salernitanas dhe Monzas, kjo pasi Inzaghi duhet të bënte rotacione për 2 sfidat e Championsit me Benfican.
Mesfushori shqiptar luajti nga minuta e parë në të dyja ndeshjet dhe dhuroi performance të shkëlqyera duke marrë edhe ndër notat më të mira nga zikaltërit. Ironikisht, në të dyja rastet që Asllani u zëvëndësua, Interi pësoi gol duke marrë vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet.
E rradhës në kampionat është ajo ndaj Empolit, të dielën në orën 12:30 por këtu përfundon edhe “muaji i mjaltit” për Asllanin. Interi nuk ka më kohë të gabojë dhe Inzaghi do të përdorë më të mirët për të marrë 3 pikë dhe për të shpresuar për një gabim të rivalëve, teksa tashmë gjenden në venin e 6-të pas heqjes së dënimit të Juventusit.