
Është luajtur ditën e sotme takimi midis Shqipërisë dhe Finlandës. Ndeshje kjo e vlefshme , për përcaktuar vendin e 10 dhe 11 në kampionatin europian U-20 të basketbollit. Kuqezinjtë janë mposhtur thellë nga finlandezët duke u mjaftuar kështu me vendin e 11. Loja ka folur tësrësisht në favorin e nordikëve me vetëm një periodë që ka përfunduar në favor të djemve tanë.
Perioda e parë ka përfunduar me rezulatin 13-17 në favorin e Finlandës, në të dytën Shqipëria ka reaguar disi duke fituar 19-18. Dy përidodat e fundit finlandezët i kanë mundur tanët më rezultat të thellë përkatësisht 8-23 dhe 11-22. Kujtojmë se ky kampionat zhvillohej në Portugali dhe kuqeznjtë e vegjël kanë arritur një rezultat të kënaqshëm duke patur parasysh se sporti i basketbollit po kalon një përiudhë krize në vendin tonë.