Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përfundon afati për provën, fantazisti rumun “presion” Skënderbeut: Firmos ose iki!

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon afati për provën, fantazisti rumun

Kornel Pedresku i bën “presion” Skënderbeut. Mesfushori rumun, i cili prej disa ditësh ka zhvilluar një periudhë prove te korçarët në Antalia, duket se i ka sosur durimi dhe pret t’i ofrohet kontrata, ose të largohet për të parë mundësinë e transferimit në një tjetër skuadër.

Fantazisti 29-vjeçar ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit të Skënderbeut se ditët e provës për të, kanë përfunduar, sipas marrëveshjes që kishin arritur në momentin që ai iu bashkua ekipit të Ilir Dajës.

Tashmë Pedresku kërkon të firmosë ose të mos humbasë më kohë duke u testuar, pasi afati kalimtar i futbollistëve është drejt mbylljes dhe 29-vjeçari mund të rrezikojë të mbetet pa ekip.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga