Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Përflitet se do e zëvendësojë te Liverpool, Klopp zbulon bisedën që bëri me De Zerbin

Shkruar nga NEWSPORT
Përflitet se do e zëvendësojë te Liverpool, Klopp zbulon

Liverpool dhe Brihton u përballën mes tyre në fundjavën e kaluar, sfidë kjo që u fitua me shifrat 2-1 nga “The Reds”. Një duel mjaft interesant mes dy ekipeve, teksa gjithashtu viheshin përballë Jurgen Klopp dhe Roberto De Zerbi.

Pikërisht italiani përflitet shumë kohët e fundit se mund të zëvendësoë gjermanin te Liverpool. Gjithsesi ende nuk ka asgjë konkrete, ndërsa gjatë pushimit të pjesës së parë të sfidës Liverpool – brighton, të dy trajnerët shkëmbyen disa fjalë. Është vetë trajneri i “The Reds” që ka zbuluar se çfarë i ka thënë De Zerbit.

“I thashë De Zerbit që të vazhdojë të përmbysë botën e futbollit. Unë do ta shikoj nga distanca. Unë kam shumë respekt për atë që ai po bën.

Është e jashtëzakonshme ajo që ka bërë ai, Brightoni ka humbur Alexis Mac Allister dhe Moises Caicedo, ata kanë shumë lëndime, por ai e ka vendosur ekipin së bashku. Një punë e mrekullueshme", ka theksuar Klopp.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga