Gjimnasti shqiptar, Matvei Petrov po përgatitet maksimalisht për të bërë një paraqitje sa më të mirë në Olimpiadën e Tokyo 2020.
Rusi, që do përfaqësojë flamurin kuqezi ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në arenën e Gjimnastikës.
Aty, ai ka takuar legjendën e këtij sporti, Kohei Uchimura.
32-vjeçari japonez është një nga gjimnastët më të mirë të të gjithë kohërave, pasi në karrierën e tij ka fituar 13 medalje ari, 10 në Kampionatin Botëror dhe 3 të tjera në Lojërat Olimpike.
Uchimura është favorit për të fituar medalje dhe në Olimpiadën e Tokios dhe do jetë një rival i fortë për kampionin tonë.

Poll