Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Përballjet ndaj Malit të Zi, publikohet lista e Kombëtares U-20

Shkruar nga NEWSPORT

Ekipi Kombëtar i 20 vjeçarëve ka nisur ditën e sotme grumbullimin dhe stërvitjet intensive në prag të dy ndeshjeve miqësore që Kombëtarja do të zhvillojë kundër Malit të Zi.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë më 12 qershor në Mal të Zi ndërsa tre ditë më vonë do të kthehen të luajnë në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Ilias Haxhiraj ka bërë publike listën me 23 lojtarë të grumbulluar për këto dy sfida, të cilët aktivizohen në kampionate brenda dhe jashtë vendit.

Ky grumbullim pesë ditor dhe këto dy ndeshje miqësore do t'i shërbejnë drejtuesit të kuqezinjve për të parë më nga afër gjendjen e lojtarëve si dhe për të vëzhguar futbollistët e rinj që vijnë për herë të parë në këtë grumbullim.

Trajneri Haxhiraj ka pasur mundësi të shikojë elementët e Kombëtares në disa seleksionime të zhvilluara përgjatë këtij viti, ku për shkak të kufizimeve nga pandemia Covid-19, ka qenë e pamundur për teknikun kuqezi të shohë ekipin e plotë, së bashku me lojtarët që aktivizohen jashtë vendit.

Më poshtë, lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Ilias Haxhiraj, në prag të ndeshjeve ndaj Malit të Zi:

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga