Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Për TIRANËN s'ka shans t'bëj tifo", Shpëtim DURO e thotë hapur: E kam mundur gjithmonë, jam i PARTIZANIT... Titulli? Është shpejt

Shkruar nga NEWSPORT
"Për TIRANËN s'ka shans t'bëj tifo",

Kukësi bën një ndeshje të madhe ndaj Tiranës në "Selman Stermasi", duke përmbysur ndeshjen dhe fitojnë me rezultatin 3-1.  Një dominim i verilindorëve, të cilët bëjnë një lojë të rrjedhshme dhe dalin përpara lehtësisht. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri verilindorëve, Shpëtim Duro.

"Stepje? Sigurisht ishte një moment jo vigjilent kur pësuam golin. Por gjithmonë pjesët e para për ne nuk kanë qenë të mira. Skuadra hynë me vonesë në lojë, presioni bënë të vetën. Është hera e parë që skuadra ka qenë e plotë. Ky  dyjavshë na ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Futbollistë si Limaj, Shkurta ta marrin të plotë stërvitjen dhe sot rezultoi se pushimi ju ka bërë mirë", tha fillimisht Duro.

Mentaliteti i skuadrës:

"Për kampion jemi herët shumë. Pasi kampionati është tepër interesant. Sot jam I mendimit që kjo ka qenë ndeshja më e mirë gjatë këtij kampionati. Me përjashtim të minutave të para ne kemi qenë dominues. Çunave u kam thënë që kemi luajtur shumë mirë. Pjesa e dytë, ndryshimet e bënë atë efektin e tyre. Ishte një fitore që skuadra të jep garanci sesa rezultati. I kam thënë çunave që në Tiranë kam fituar gjithmonë kështu që mos të prishin traditën", tha Duro

Përmirësimi I skuadrës ndaj të voglave

Do kemi vështirësi me të voglat unë e kam thënë. Vështirësia kryesore është fusha, që nuk luajmë pranë tifozëve tanë. Po most ë luash në shtëpi pranë tifozëve është tepër e vështirë. Tifozët janë një element shumë I rëndësishëm për skuadrën. Ne do të kemi përsëri vështirësi me skuadra dytësore. Jemi skuadër që do të luftojmë deri në momentin e fundit", tha Duro.

A do të bësh tifo për Tiranën në derbi?

"Nuk ka shans që të bëj tifo për Tiranën. Unë jam rritur tek Partizani, kjo dihet. Jam gjithmonë me Partizanin", u shpreh Duro.

"Skuadra ka marr frenat e lojës dhe në pjesën e parë. Dy mbrojtësit e krahut kanë patur disa probleme, iu thkesova që duhet të dilnin më parë. Por mesi I fushës e ka qarkulluar jashtëzakonisht shumë mirë topin. Musolli dhe Lima kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Ndeshja mund të dilte dhe 1-0. Por unë pata besim sepse pash një Tiranë që vetëm rrinte dhe priste. Ndoshta dhe problemet psikologjike që kanë patur kanë bërë të tyren tek ata", përfundoi Duro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga