Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i është përgjigjur komenteve të bëra nga ish- lojtarët e Manchester United, Patrice Evra dhe Dimitar Berbatov që vendosnin në pikëpyetje karakterin dhe personalitetin e lojës së tij dhe lojtarëve pas eleminimit nga Real Madrid në Champions.
Ai i kujtoi atyre se si i shkatërroi me Barcelonën në 2 finale të Champions League brenda tre sezoneve. Më poshtë mund të lexoni fjalën e tij.
“Nuk e pashë atë të cilën flasin, kur luajta kundër tyre, këtë lloj personaliteti kur i shkatërrova ata, ne(Barça) i shkatërruam ata, në finalen e Champions League kundër United. Është i njëjti karakter dhe personalitet. Ti nuk ke personalitet sepse ne pësuam dy gola në 1 minutë, kur kishim dy mundësi për të shënuar në Madrid? Në katër ndeshjet e fundit, kemi shënuar 22 gola me personalitet të pabesueshëm.
Ndoshta Liverpool do t’i fitojë të katër trofetë ose ndoshta veç një, dhe unë duhet të them se nuk kishim personalitet apo karakter? Që nuk kishin sezon të pabesueshëm, dhe atëherë kur humbën Premier League me 1 apo 2 pikë më pak se ne? Se nuk kanë karakter apo personalitet? Sigurisht që kanë, dhe ata janë të mirë. Ndonjëherë, futbolli është i tillë dhe thjesht ndodh”, u shpreh Guardiola.