
Vitet e fundit është rritur numri i të moshuarve italianë që jetojnë në Shqipëri. Çmimet e ulta dhe klima e mirë, ka bërë që qytetet shqiptare të kthehen në një destinacin perfekt për italianët.
Së fundmi, "Balcanicaucaso.org", i ka kushtuar një material këtij fenomeni, teksa ka marrë për shembull, Luçiano Moggin, i cili luan rolin e këshilltarit të presidentit Gaz Demi.
"Luçiano Moggi është një shembull konkret i pleqve italianë që jetojnë në Shqipëri. Moggi është këshilltar te klubi i Partizanit të Tiranës, ndërkohë që ai ka patur një karrierë të madhe në Itali", shkruan ndër të tjera ky portal.
Kujtojmë që pak javë më parë u tha se Moggi është larguar nga të kuqtë, por së fundmi këto zëra janë hedhur poshtë dhe mesa duket italiani e ka ende postin e tij te Partizani./Newsport.al