
Juventusi barazoi në fundjavë 1-1 ndaj Crotones. Një ndeshje që prodhoi, penallti, karton të kuq, dy gola të shënuar dhe një i anulluar me VAR.
Arbitri i ndeshjes Francesco Fourneau nxori nga loja Chiesan me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, ndërsa pak minuta më vonë anulloi golin e Moratas për pozicion jashtë loje pas vendimit të VAR.
Pas ndeshjes mediat italiane I vlerësuan si të drejta këto vendime duke u shpreh se gjyqtari e mbajti sfidën në mënyrë korrekte.
Pas kësaj ndeshje ishin të shumtë tifozët që mendonin se ky gjyqtar për të gjitha këto veprimet e tij nuk do të gjykojë më në Serie A pasi ka dhënë vendime kundër Juventusit.
Një gjë e tillë është bërë realitet, Fourneau 48 orë pas ndeshjes Crotone-Juventus është dërguar për të qenë gjyqtari i 4-të në sfidën Reggina-Cozenca dhe në Itali ka nisur menjëherë polemikat.